Viktimat e alkoolit të prodhuar ilegalisht, që është shumë më i lirë se pijet e kontrolluara, janë të zakonshme në Indi.
“Numri i viktimave shkoi në 133 dhe të tjerë po kurohen në spitalet lokale “, u shpreh për median Dhiren Hazarika, një zyrtar i distriktit të Golaghat në shtetin e Assam.
Në distriktin fqinjë të Jorhat, një zytar i lartë raportoi për vdekjen e 35 personave të cilët kishin konsumuar alkool të prodhuar ilegalisht.
Në mesin e viktimave numërohen edhe disa gra të cilat punonin në plantacionet e çajit në Shtetin Assam.
Një komision hetimor është ngritur për të shqyrtuar rastet, ndërsa policia thotë se ka arrestuar një person që kishte shitur alkoolin, ndërsa dy zyrtarë ishin pezulluar pasi nuk kishin marrë masat e nevojshme për të penguar shitjen e tij.
(BalkanWeb)