Vjen një tjetër reagim nga Ish-Kryetari i bashkisë Shpëtim Gjika lidhur me akuzat kundrejt tij nga Organi i akuzës për shpërdorim detyre.
“Ftoj cilindo, dashamirës ose jo, të kënë besim jo vetem te karakteri im, por mbi të gjitha te drejtësia e re, për të cilën shpresoj t’i japë fund këtyre metodave staliniste të organit të akuzës, i cili ta bën gjyqin së pari në media, pastaj në gjykatë!-shkruan Gjika në statusin e tij në facebook.
E vetmja gjë që më ngelet të them:
E drejta e ka rrugën e gjatë….por vjen….!- E mbyll reagimin e tij Shpëtim Gjika.
Statusi i plotë:
Nisur nga lajmet e fundit, nje sqarim per kedo qe eshte i interesuar:
Ne rastin me te mire jane pasaktesi te paqellimshme te mediave!
Ne rastin me te keq, eshte shperdorim i qellimshem i prokurorit te ceshtjes!
Hetimi vazhdon, nuk eshte mbyllur ende, dhe une personalisht, jam i interesuari i pare qe kjo ceshtje te zbardhet drejt!
Nuk me shqeteson fare nxitimi i organit te akuzes, per te nxjerre konkluzione pa u mbyllur afati i hetimit, nuk e kane per here te pare qe e bejne me mua kete veprim!
Ftoj cilindo, dashamires ose jo, te kene besim jo vetem te karakteri im, por mbi te gjitha te drejtesia e re, per te cilen shpresoj t’i jape fund ketyre metodave staliniste te organit te akuzes, i cili ta ben gjyqin se pari ne media, pastaj ne gjykate!
Te them qe “dikush” nga prokuroria ka vene bast qe te me denoje se s’ben, nuk e them dot, sepse per fat te mire, bastet jane hequr nga Shqiperia!
Të them që “dikush” nga prokuroria kerkon te beje karriere apo “te kaloje” vetingun me mua, as kete nuk e them dot, sepse jo shume kohe me pare, dy “madhore” nga keta “ dikushet” ngecen paq ne rrjeten e vetingut me kete metode!
Të them qe “dikush” kerkon ta perdore kete çeshtje si kale beteje ne fushaten e pritshme elektorale, as kete nuk e them dot, sepse eshte e sigurte qe kjo do ti kthehet ne boomerang!
E vetmja gje qe me ngelet te them:
E drejta e ka rrugen e gjate….por vjen….!-laberianews