“Vetëm rënia e kësaj qeverie që përfaqëson krimin e organizuar në Shqipëri, do të mund të sjellë stabilitet në Europë dhe në rajon.”
– deklarata vjen nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një intervistë për RaiNews, në të cilën sqaron vendimin ekstrem të opozitës për djegien e mandateve.
Gazetarja Laura Tangherlini e cila ndoqi nga afër protestën e opozitës në Tiranë zhvilloi intervista me aktorët kryesorë politikë në vend.
Kryeministri Rama ka deklaruar se ai do të vazhdojë të qeverisë, se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, dhe se Parlamenti do të vazhdojë punën e tij…
Institucionet janë totalisht të shkatërruara dhe është normale që ai të ndihet paksa si mbreti i Shqipërisë, duke menduar se ka mbështetjen e të gjitha institucioneve, por ky është një problem.
Sjellja e tij është vërtetë një problem serioz, nëse ai nuk arrin të kuptojë se çfarë po ndodh, është problem i tij dhe jo problem i popullit shqiptar apo opozitës.
Konkretisht, le ta zëmë se të enjten e radhes mazhoranca vendos të kthehet në Parlament dhe të vazhdojë punën. Ju çfarë do të bëni? Do t’ia lejoni?
Protesta jonë do të vazhdojë.
E gjithë axhenda jonë varet nga qeveria, nga vendimi i mazhorancës dhe populli do të jetë me ne, sepse ne jemi opozita, ne do ti mbrojmë dhe nuk do ti lëmë të provokohen nga forca të tjera, si forcat e sigurisë të qeverisë.
Axhenda e opozitës është shumë mirë e organizuar dhe kjo axhendë do të shkojë para për ta kthyer Shqipërinë në rrugën e duhur, në një vend demokratik që synon të anëtarësohet në Europë përmes demokracisë.
Ju jeni edhe gruaja e Presidentit të Republikës.
Jam kurioze, sepse është një gjë e veçantë. Si ka ndikuar kjo gjëndje e politikës në familjen tuaj?
Është shumë e vështirë, sepse ne jemi dy persona komplet të ndyshëm nga ana e karakterit, por gjithsesi në familje kemi gjithësecili rolin e tij.
Unë jam nëna që kujdeset për fëmijët dhe ai është babai i shtëpisë, sigurisht ai mendon se aktiviteti ynë është pak i çuditshëm, pak si tepër agresiv nga pikëpmaja e vendimeve që marrin (djegia e mandateve), por kjo është e vetmja mënyrë që ne të ndezim shpresën te populli se diçka po ndryshon në Shqipëri.