NJOFTIM PER NDARJE NGA JETA TË AFO QEJVANAJ
Njoftojmë bashkëfshatarët kallaratas se më 23 shkurt 2019 u nda nga jeta Afo Qejvanaj, nëna e Verës, Avniut, Kastriotit dhe Engjëllushes.
Varrimi bëhet nesër datë 24 shkurt 2019, ora 11:00 në Kallarat.
Afua u lind në Kuç në fisin Hasanaj më 13 Shkurt 1936. Ajo u martua në Kallarat me Selman Qejvanaj, të cilët lindën dhe edukuan dy djem dhe dy vajza. Gjatë gjithë jetës së saj Afua shpalosi më së miri vlerat e një gruaje zonjë e punëtore, fjalëpaktë e gojëmbël, të një bashkëshorte të denjë, të një nëne e gjyshe shembullore, të një gruaje të respektuar nga të gjithë bashkëfshatarët e saj.
Kryesia e Shoqatës “Kallarati”, i shpreh familjes Qejvanaj si dhe të afërmve të tyre ngushëllimet më të sinqerta.
Qofte i paharruar emri dhe jeta e saj!