Ish-deputetit Klevis Balliu,Basha i duket si Trump, madje dorëzimi i mandateve ide trumpiste!

Çuni i Fahriu Balliut, ish-deputeti Klevis Balliu, në përpjekje për të justifikuar veprimin e ndërmarrë nga Lulzim Basha për të djegur mandtatet e deputetëve, e ka krahasuar këtë të fundit me presidentin e SHBA, Donald Trump.

Në një postim në rrjetet sociale, Klevis Balliu shkruan se lënia e mandateve është një ide Trumpiste.

Ai e pranon se është një hap ekstrem por se dhe rasti është ekstrem dhe e sheh si një veprim të njerëzve vizionare dhe guximtarë që janë jashtë establishmentit.

Balliu merr si shembull Presidentin amerikan i cili gjatë fushatës së tij tha: ‘Unë nëse humb nuk do i njoh zgjedhjet’ që sipas ish-deputetit është diçka që nuk ndodh kurrë në SHBA.
Ai shton më tej se Basha zgjodhi të jetë një Trumpist dhe se miqësia me SHBA u vu në rrezik kur Rama e sulmoi barbarisht për të ndihmuar fondacionin Soros.

Sipas Balliut, “Ka një veçanti që Zoti Basha mund të duket si pjesë e establishmentit për disa, por edhe sikur të jetë fakti që bën një lëvizje të tillë tregon që Basha midis establishmentit politik dhe Donald Trump political theory Basha zgjodhi të jetë një Trumpist.
Qenia Trumpist do të thotë të jesh me Presidentin e SHBA dhe popullin e tij që janë miqtë tanë. Gjithashtu në raste ekstreme merren masa ekstreme.”.

Postimi i plotë:

Lënia e mandateve është ide Trumpiste
Është e vërtetë që djegia e mandateve është një rast i paprecedent dhe një hap absolutisht ekstrem.
Por në raste ekstreme merren dhe masa ekstreme.
Kuptohet për establishmentin politik, i cili është prodhim i vetë sistemit politik.
Asnjë politikan race nuk mund ta konceptojë këtë hap ekstrem për një vend demokratik.
Por për njerëz të lirë dhe vizionarë, e gjithashtu guximtarë që janë jashtë establishmentit çdo gjë është e mundur.

Këta individë sot quhen “trumpist” pasi Presidenti Trump ju kundërvu gjithë establishmentit dhe makinerisë së tyre propagandistike dhe në mënyrë të paprecedentë i luftoi dhe e mundi establishmentin.
Vetëm Presidenti Trump mund të bënte një lëvizje të tillë guximtare në emër të demokracisë dhe sistemit demokratik.
Trump për shembull gjatë fushatës së tij tha: Unë nëse humb nuk do i njoh zgjedhjet që është diçka që nuk ndodh kurrë në SHBA.
Nuk ndodh, sepse në tërësi të gjithë kandidatët kanë qenë pjesë e establishmentit politik, ndërsa Trump duke mos qenë pjesë ai ishte më i lirë dhe duke qenë i lirë argumentet e tij ishin për njerëzit e lirë për njerëzit e lodhur nga establishmenti dhe kompromiset politike.
Ndaj Trump tha prerë se s’ka kompromis: Unë me ju dhe ju më mua.
Të njëjtën gjë bën dhe Basha sot, unë me ju dhe ju me mua, hajde të shembim padrejtësinë dhe vjedhjen e vendit.
Ka një veçanti që Zoti Basha mund të duket si pjesë e establishmentit për disa, por edhe sikur të jetë fakti që bën një lëvizje të tillë tregon që Basha midis establishmentit politik dhe Donald Trump political theory Basha zgjodhi të jetë një Trumpist.
Qenia Trumpist do të thotë të jesh me Presidentin e SHBA dhe popullin e tij që janë miqtë tanë. Gjithashtu në raste ekstreme merren masa ekstreme.
Dhe Shqipëria është në një situatë ekstreme, pasi kemi një drejtësi të kapur s’kemi gjykatë të lartë s’kemi Gjykatë Kushtetuese 20 për qind të votave janë vjedhur dhe këtë e thotë OSBE-ODIHR dhe është faktuar me përgjimet e dosjes 339 nga Zëri i Amerikës.
Gjithashtu, Parlamenti nuk funksionon se pse kemi njerëz me rekorde kriminale një riaktivizim të ish-sigurimsave të shtetit si dhe mohim të procedurave normale parlamentare.
Ndaj mendoj që është koha që Shqipëria t’i afrohet mikut të saj Presidentit Donald Trump. Dhe janë këto arsye që i bën qytetarët të bashkohen kundër një qeverie tashmë e cila duhet larguar në çdo çmim.
Pasi miqësia jonë me Presidentin e SHBA është vënë në rrezik që nga koha e kur Rama e sulmoi barbarisht për të ndihmuar fondacionin Soros.

Loading...