Gjykata e Krimeve të Rënda pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar të Klement Balilit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Klement Balilit, i cilësuari si “Eskobari i Ballkanit”. Pritet që pretenca e Prokurorisë për Balilin të jepet në datë 12 mars.

Kujtojmë se mbi të rëndojnë akuzat për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Treshja gjykuese e përcaktuar përmes shortit do të kryesohet nga Flora Hajredinaj dhe dy gjyqtarë të tjerë Liliana Baku dhe Ardit Mustafai.

Dorëzimi i Klement Balilit ndodhi pikërisht në momentin kur dhe Prokuroria për Krimet e Rënda sapo ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim.

Pas pothuajse tre vitesh arrati, Klement Balili u vetëdorëzua me 15 janar dhe kjo ngjarje bëri bujë jo vetëm në mediat vendase, por edhe ato ndërkombëtare. Vetëdorëzimi erdhi pas negociatave ku u përfshinë avokati i tij Theodhori Sollaku, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe nipi i tij, i cili mban dhe postin e kryetarit të bashkisë Delvinë, Rigels Balili.

Kreu i policisë Ardi Veliu shkoi vetë në Delvinë për të ekzekutuar masën e sigurisë ‘arrest me burg” dhënë nga gjykata. Ndërkohë në mesditën e 15 janarit Balili u transferua në Tiranë i shoqëruar nga drejtues të lartë të policisë së shtetit dhe eskortë me policë civilë. Fillimisht u bë ndalesë tek Komisariati nr 6, Tiranë, ku qëndroi për 30 minuta më pas u vendos në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës.

(BalkanWeb)

Loading...