Bashkia Regina në Kanada ka marrë në dorëzim një projekt të ideuar nga një grup shqiptarësh.
Pas bisedimeve të zhvilluara me Kryetarin e Bashkisë Michel Fougere, i është dorëzuar materiali i cili sugjeron dhe arsyeton pse një rrugë në Regina t’i vendoset emri “ALBANIANS”.
Vendimi pritet të miratohet nga Këshilli Bashkiak ndërsa kryesia ka zgjedhur emrin “Albanians” duke qenë se është gjithëpërfshirës dhe përfaqësohen shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Greqisë.
Idea e kësaj nisme lindi disa muaj më parë nga Taulant Dedja ndërsa komuniteti shqiptar i vendosur ne Regina, i përfaqësuar nga Albanian Community Association “Iliria”, Regina SK./atsh/
Loading...