Presidenti grek: “Çamët kriminelë, bashkëpunëtorë të nazistëve”

Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, i ka cilësuar çamët si kriminelë.

Ai ka hedhur akuza mbi Shqipërinë, se ende vijon të kërkojë të drejtat e çamëve.

Përmes një gjuhe të ashpër dhe me tone kërcënuese ndaj Tiranës, presidenti i Greqisë Prokopis Pavlopulos akuzoi Shqipërinë se vazhdon të kërkojë të drejtat e çamëve.

“Nuk ka perspektivë, ecuri të Shqipërisë fqinje drejt zonës evropiane, kur për fat të keq, ende edhe sot nuk i ka braktisur kërkesat e pakonceptueshme të gjoja të drejtave të çamëve kriminelë, bashkëpunëtorë të nazistëve.

Çfarë duhet të bëjmë, t’u japim të drejtë bashkëpunëtorëve të nazistëve?!

Jemi absolutisht të sinqertë, qëndrimi ynë nuk ka asgjë hakmarrëse.

Qëndrimi ynë kërkon respektin e së drejtës dhe të historisë”, tha Prokopis Pavlopoulos.

Loading...