Shumë pranë Vlorës, në ujërat e kaltra të detit Jon, ndodhet ishulli i Sazanit, ishulli i vetëm i banuar i Shqipërisë dhe njëkohësisht më misteriozi.
Popullsia e tij, ashtu si edhe në kohën e regjimit komunist, vazhdon të mbeten ushtarët.
E ndërkohë që dikur ishte një nga zonat ushtarake më misterioze të vendit tonë, sot është shndërruar në një atraksion turistik.
Ajo që shihet sapo i afrohesh ishullit janë ndërtesat e larta që shërbenin si banesa të ushtarëve që ishin me shërbim, por nuk mungojnë as baret, kinematë, teatrot, shkolla, spitalet dhe maternitetet.
Edhe pse turistët mund ta vizitojnë, ky ishull sërisht ruan sekrete dhe mistere të shumta, të cilat as ish- ushtarakët që kanë shërbyer nuk pranojnë t’i zbulojnë dhe e vetmja gjë të të thonë është:
“Ajo që ekziston mbi tokën e Sazanit, ekziston edhe poshtë saj”.