Ja pse duhet të pini çaj kamomili

Kamomili përgjithësisht përdoret në formën e luleve të thara të kamomilit, që pasi ziejnë në ujë të ngrohtë, konsumohen në formën e çajit.

Kamomili ka veti qetësuese. ai ndihmon në tretjen dhe problemet me zorrët, qetëson dhembjet e barkut, është anti-inflamator, lehtëson dhembjet menstruale dhe problemet me dhembjet e kokës.

Ky është një çaj që ka të bëjë me eliminim e gazrave të tepërta nga zorrët dhe shpesh u shtohet shampove dhe balsameve për shkak të vetive ushqyese te flokët.

Efektet pozitive janë ndier edhe te spazmat muskulore dhe problemet reumatizmale.

Stabilizon zorrët në rast diarreje dhe përdoret në rast të irritimeve apo infeksioneve në rrugët urinare, për të mos folur për qetësimin e sistemit nervor.

Çaji i kmomilit rekomandohet kundër problemeve me lëkurën, sidomos ekzemat dhe largimin e skuqjes së syve. /albeu.com/

Loading...