Një ashensor është shkëputur në një pallat në zonën e Don Boskos në kryeqyet.
Mësohet se në momentin e kësaj ngjarjeje në ashensor ka qenë një punonjëse e një furre buke e cila ka pësur dëmtime.
Disa prej banorëve janë shprehur se shpesh herë kanë ngritur shqetësimin se ashensori nuk punonte normalisht por nuk është marrë asnjë masë.
Policia po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së ashensorit.
Ky nuk është rasti i parë i inidenteve të tilla.
Më herët incidentët e ashensorëve kanë rezultuar tragjikë për jetën e banorëve.
Loading...