Dorëheqja e 57 deputetëve, KQZ: 10 ditë kohë për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit

Komisioni Qendror Zgjedhor deklaroi sot se po vijon procedurat për plotësimin e vendeve vakante për 57 deputetë të dorëhequr.

Zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj u shpreh sot se “në KQZ, ka mbërritur kërkesa e Kuvendit të Shqipërisë për plotësimin e vendeve vakante për 57 deputetë të dorëhequr”.

“KQZ konfirmon vijimin e procedurave të mëtejshme në zbatim të nenit 164 të Kodit Zgjedhor”, theksoi ajo.

“Ligji i kërkon KQZ-së që të kontaktojë kandidatët e listave respektive sipas radhës dhe t’u kërkojë atyre plotësimin e formularit të vetëdeklarimit pa të cilin nuk mund të marrin vërtetimin e zgjedhjes. Kandidatët e listës shumemërore kanë afat 10 ditë për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit”, shtoi Hoxhaj.

“Pas verifikimit dhe shqyrtimit nga Administrata e KQZ-së zëvëndësimet e vakancave të krijuara, do të kalojnë në mbledhjet publike të KQZ-së”, tha Hoxhaj./atsh/

Loading...