Bashkia e Tiranës instalon ndriçimin LED tek Ura e Tabakëve

E ndërtuar që në periudhën otomane, Ura e Tabakëve është një prej monumenteve të kulturës më përfaqësuese të kryeqytetit.

Së fundmi Bashkia e Tiranës ka rehabilituar këtë objekt të një rëndësie të veçantë për memorien tonë historike duke e pastruar dhe duke instaluar edhe ndriçimin LED, duke nxjerrë në pah gjithë vlerat arkitekturore dhe historike të saj.

Ura vlerësohet nga Bashkia e Tiranës si një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rëndësishme të qytetit dhe është konsideruar si dëshmi e gjallë e një arkitekture të përsosur e urës në zonën e Tiranës.

Këto katër vite, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një sërë investimesh të rëndësishme për mbrojtjen e trashëgimisë, duke rehabilituar dhe rivitalizuar edhe një sërë zonash që tashmë janë kthyer në atraksione turistike për vizitorët e shumtë. /atsh/

Loading...