Në 2019 shkurtohet koha e marrjes së pasaportave nga 8 në 2 javë

Sipas të dhënave, në vitin 2009 shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit janë pajisur me pasaportë biometrike. Kjo do të thotë që vitin tjetër këto pasaporta skadojnë, si pasojë e afatit 10-vjeçar që ato kanë.

Ministri Bushati në interpelancën e zhvilluar për shërbimet konsullore me shqiptarët që jetojnë në Athinë dhe në Milano, njoftoi se po bëhen përpjekje për të ulur procesin e marrjes së këtij dokumenti të rëndësishëm identifikues, si dhe apeloi që shtetasit të mbajnë parasysh këtë fakt.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe me kompaninë që prodhon pasaportat po punojnë për ta menaxhuar sa më mirë këtë proces.

“Kemi fjalën kryesisht për administrimin e të dhënave personale, është një proces që përveçse kërkon precizion maksimal, merr dhe një afat kohor. Synimi ynë është për ta përgjysmuar këtë afat kohor. Sot për sot është 4 deri në 8 javë. Ne duam ta bëjmë dy javë”, nënvizoi ministri Bushati. /atsh

Loading...