Ndërkaq, në faqen e Kuvendi janë publikuar edhe projektligjet që janë të përfshira në rendin e ditës së sotme.
Gjatë kësaj seance do të shqyrtohet projektligji “Për skemat e cilësisë së produkteve bujqësore dhe ushqimore”, projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.171/2014 “Për përfundimin e procedurave ligjore të kalimit të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore në pronësi të përfituesve”, të ndryshuar” si dhe projektligji “Për një ndryshim dhe një shtesë në ligjin “Për shqyrtimin e vlefshmërisë ligjore të krijimit të titujve të pronësisë mbi token bujqësore”, të ndryshuar.
Gjithashtu, në rendin e ditës është përfshirë për diskutim projektvendimi “Për miratimin e strukturës organizative të Këshillit të Lartë Gjyqësor, projektvendimi “Për miratimin e strukturës organizative të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”, projektvendimi “Për zgjedhjen e një anëtari dhe kryetarit të Bordit të ERE, projektvendimi “Për miratimin e kandidaturave për pozicionet e Komisionerëve pranë Avokatit të Popullit” si dhe projektvendimi “Për zgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar./atsh/