Lëkundet toka gjatë natës, dy termete regjistrohen në Shqipëri

Dy lëkundje toke jane regjistruar si pasoje e nje tërmeti mëngjesin e sotëm ne Shqiperi.

IGJEUM ben me dije se lëkundjet janë ndjerë fillimisht në Vlorë dhe më pas në juglindje të vendit, në Pogradec dhe Korçë.

Tërmeti i parë ka ndodhur në orën 03.58 me një magnitudë të lehtë 2.3 ballë, me epiqendër në Karaburun, 13 km në jugperëndim të Vlorës.

Tërmeti i dytë ka ndodhur një orë më pas, në orën 04:51 me magnitudë 2.8 dhe epiqendër 5 km nga fshati Llengë, në Korçë.

Loading...