Shqipëria ka shënuar progres në mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi online.
Pas mbylljes së punimeve pranë Komitetit të Lanzarotes, komitet ky i shteteve të cilat kanë ratifikuar Konventën e Këshillit të Evropës për mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual dhe abuzimi seksual, u diskutuan gjetjet e Pyetësorit “Mbrojtja e Fëmijëve nga Shfrytëzimi dhe Abuzimi Seksual i Lehtësuar nga Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit”.
Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve, ka bërë me dije se falë bashkëpunimit të Minstrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me institucione dhe me shoqërinë civile, Shqipëria ka bërë progres në mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimi online./atsh
Loading...