Gjatë fjalës së tij në takimin e Lushnjes, Rama thumboi Bashën duke thënë se ata po bënin revolucion për të rrëzuar Myslym Murrizin, të cilin gjithashtu e qesëndisi.
“Qeveria jonë ka bërë gabime, por ne kemi ditur të reflektojmë dhe të reagojmë.
Transformimi flet vetë në Lushnjë dhe në Divjakë edhe pse hallet nuk kanë të sosur.
I vetmi me dy pare mend na doli Myslym Murrizi në Lushnje.
Do doja ta thoja unë atë shprehjen e Murrizit që u nisën të rrëzojnë Ramën dhe më rrëzuan mua.
Ky ishte revolucioni për të rrëzuar Myslym Murrizin”, tha Rama duke shkaktuar reagimin e turmës para tij.
Loading...