Drejtori i Hipotekës së Sarandës, Armand Hysi ka ndërruar jetë në zyrë pas një ataku kardiak.
Mësohet se 44 vjeçari ishte në zyrë kur ka ndjerë shqetësime në kraharor, të cilat nuk i kanë dhënë mundësinë e marrjes së ndihmës së parë.
Pasi konstatuan problemet e tij me shëndetin, kolegët e kanë dërguar në spital, por ndërhyrja e mjekëve ka qenë e kotë pasi ai kishtë ndërruar jetë.
Përveç detyrës si drejtor i Hipotekës, Hysi ishte pedagog në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës.
Loading...