Ish-kryeministri Sali Berisha është i pranishëm në protestën e opozitës e cila po mbahet para Parlamentit.
Situata është tensionuar pasi ka pasur një përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku FNSH ka përdorur edhe gazin lotsjellës.
Berisha i prekur nga gazi shihet duke lotuar.
Gazetarja e Tirana Today i ka marrë një prononcim të shkurtër Berishës, i cili ka komentuar përdorimin e gazit nga policia.
Ai është shprehur se qeveria Rama ka përdorur mjetet e fundit si të parat për të ndaluar protestën.
“Kjo është një armë toksike, me një shkallë të caktuar që përdoret pasi dështojnë mjetet tjerat.
Por këta e përdorin të parë, por edhe ne do t’iu kthejmë.
Edhe demonstruesit janë të përgatitur. E kanë betejë të humbur, nuk mbrohen me tym e me gaz”, tha Berisha.
Si është gjendja juaj shëndetësore?
Berisha: Gjendja ime shëndetësore është e shkëlqyer.
TIRANA TODAY