Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku forcoi pozitat në këmbim me dollarin amerika dhe u zhvlerësua kundrejt monedhës së përbashkët europiane.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet sot 0,73 lekë më shumë se një ditë më parë, në kuotën e 109,96 lekëve ndërsa euro ka humbur 0,12 lekë dhe këmbehet 124,68 lekë.
Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.
Aktorët e tregut shprehen se këmbimi valutor vendas reflekton ecurinë në bursat ndërkombëtare, por sipas tyre edhe kërkesë-oferta dominon luhatjet valutore.
Vlera e lekut kundrejt valutave të huaja përcaktohet lirisht në tregun e këmbimit valutor. Luhatjet e kursit të këmbimit reflektojnë lëvizjen e lirë të mallrave e të kapitalit në shkëmbimet tregtare dhe financiare të Shqipërisë me partnerët e saj tregtarë.
Banka e Shqipërisë llogarit dhe publikon kursin zyrtar të këmbimit. Ky kurs është një nivel referencë (i vetëm), i cili mund të përdoret nga të interesuarit për qëllime tregtuese, vlerësuese, krahasuese dhe statistikore.
Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 109.96 +0.73
Euro EUR 124.68 -0.12
Poundi Britanik GBP 143.08 -0.14
Franga Zvicerane CHF 109.15 +0.20
Jeni Japonez (100) JPY 96.58 +0.52
Dollari Australian AUD 79.60 +0.06
Dollari Kanadez CAD 83.34 -0.07
Korona Suedeze SEK 12.13 -0.03
Korona Norvegjeze NOK 13.03 -0.07
Korona Daneze DKK 16.71 -0.01
SDR SDR 152.63 +0.55
Ari(OZ 1) XAU 134000.55 +418.82
Argjend(OZ 1) XAG 1576.50 -0.78
Juani Kinez (onshore) CNY 15.83 +0.07
Juani Kinez (offshore) CNH 15.84 +0.07
Lira Turke TRY 19.90 -0.18
/e.xh/ /a.g/
IRANË, 9 nëntor /ATSH/