Vlorë – Nipi i merr jetën gjyshit që ti merrte paratë

Një krim i rëndë ndodhi në qytetin e Vlorës mbrëmjen e djeshme.

Nipi arriti të vrasë me armë gjyshin e tij dhe me gjakftohtësi të plotë, të marrë policinë, por edhe të japë një rrëfim të shkurtër për mediat, duke sajuar historinë se gjyshi i tij u grabit nga persona të paidentifikuar, dhe se ai e shpëtoi në kohë duke e çuar në ambulancë.

I moshuari 69-vjeçar Vangjel Kapllani siç u raportuar fillimisht, u gjet nga vetë nipi, me një plagë të madhe në kokë, që fillimisht u dyshua se ishte qëlluar me levë, por nga ekspertiza rezultoi të ishte plumb.

I moshuari është dërguar në spital, por ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Një krim i rëndë ndodhi në qytetin e Vlorës mbrëmjen e djeshme. Nipi arriti të vrasë me armë gjyshin e tij dhe me gjakftohtësi të plotë, të marrë policinë, por edhe të japë një rrëfim të shkurtër për mediat, duke sajuar historinë se gjyshi i tij u grabit nga persona të paidentifikuar, dhe se ai e shpëtoi në kohë duke e çuar në ambulancë.

I moshuari 69-vjeçar Vangjel Kapllani siç u raportuar fillimisht, u gjet nga vetë nipi, me një plagë të madhe në kokë, që fillimisht u dyshua se ishte qëlluar me levë, por nga ekspertiza rezultoi të ishte plumb. I moshuari është dërguar në spital, por ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Nuk e ka përballuiar plagët. Ndërkohë rreth orës 04:00 të mëngjesit, nipi ka pranuar se ishte ai që e kishte qëlluar gjyshin, shpjegojnë burime policore

69-vjeçari jetonte i vetëm në lagjen “Rilindja” në Vlorë, dhe dyshohet që nipi ta ketë qëlluar pas një përplasje mes tyre, pasi siç mendohet gjyshi mund të ketë pikasur nipin duke i vjedhur paratë. Edhe vetë në rrëfimin për mediat menjëherë pas ngjarjes, nipi tha se gjyshit i kishin grabitur rreth 1 milionë lekë të vjetra… Veçse nuk guxoi të thotë menjëherë, se ishte pikërisht ai autori.

Pas arrestimit dhe rrëfimit të tij në polici nipi ka trguar edhe se ku ka fshehur armën e krimit. Ai jetonte i vetëm në banesë bashke me gjyshin e tij.

Gjithashtu mësohet se ai ka deklaruar se vrava gjyshin se ai me nxinte jetën.

Vangjel Kapllani e kishte rritur vetë nipin e tij dhe kishte dy muaj qe i kishte vdekur edhe gruaja.

Ja informacioni paraprak që u dha mbrëmë nga ana e Policisë:

Më datë 27.02.2019, rreth orës 20:40 është dërguar për ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Vlorë i moshuari 69 vjeçar V.K, i cili është konstatuar nga nipi i tij me dëmtime në kokë ende të pa përcaktuara se nga janë shkaktuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Loading...