Ja kush është këngëtarja shqiptare që nuk ka turp të udhëtoj me autobus

Shpesh personazhet e famshëm i shikojmë si njerëz jo të zakonshëm dhe mendojmë se jeta e tyre nuk ka lidhe me tonwn. Mund t`ju jetë krijuar përshtypja se personazhet nuk pwrdorin autobusin. Por ka edhe nga ata që udhëtojnë me autobus dhe bëjnë një jetë normale, Njëra prej tyre është edhe Fifi, këngëtarja që gjithmonë është treguar e sinqertë me njerëzit që e duan dhe e ndjekin.

Me atë të njb video të postuar në Instagram këngëtarja tregon se nuk ka pasur kurrë turp të jetëojë jetën e saj dhe se udhëton shpesh me autobus pasi familja e ndodhet në Prishtinë.

“Nuk kam pasur kurrë turp të jetoj jetën time. Unë udhëtoj shumë, sepse shtëpia e familjes sime është në Prishtinë dhe po unë jetoj me autobus. Mund të më pyesni se përse jetoj si një njeri normal, por sinqerisht unë jam një njeri normal. Zoti më bekoi me zërin tim, por kjo gjë nuk bën ndonjë diferencë të madhe. Më vjen keq, por nuk dua të bëhem e paprekshme dhe të veproj si një Diva e shtirur apo diçka e tillë. Askush në vendin tonë nuk mund të jetë apo jo? Në fund të ditës unë mbetem Filloreta Raçi, e bija e Avni dhe Nurie Raçit”, -ka shkruar këngëtarja në një video, ku shfaqet duke udhëtuar në autobus.

(BalkanWeb)

Loading...