Policia e Vlorës ka zbardhur ngjarjen e mbrëmshme e cila rezultoi kr.im në familje.
Në pranga janë vënë nipi i vi.ktimës dhe3 persona të tjerë.
Lidhur me ngjarjen e mbrëmshme ku i moshuari 69-vjeçar u dërgua në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore, me pretendimin se u gjet i gja.kosur nga nipi i tij, bëjmë me dije se:
Policia e Vlorës pas hetimeve intensive, ka bërë zbardhjen e gjithë mekanizmit të ngjarjes. Rezulton se autori i dyshuar i kri.mit të jetë nipi i të moshuarit, V.K., 17 vjeç, i cili do të përballet penalisht për veprën penale “Vr.asje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Pas ekspertizës së kryer në pjesën e pasme të kokës së vi.ktimës është konstatuar një predhë ar.më zjarri, e cila si pasojë ka sjellë vde.kjen e të moshuarit.
Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka arrestuar në flagrancë 3 persona, të cilët dyshohen se i kanë shitur ar.mën e kri.mit autorit të ngjarjes, shtetasit L.M, 17 vjeç, F.Xh, 16 vjeç dhe M.A, 28 vjeç, të cilët u arrestuan nga Policia për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i ar.mëve, ar.mëve shpër.thyese dhe muni.cioneve”.