Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vr.asjen e ndodhur ditën e djeshme në Vlorë ku nipi qëll.oi me ar.më pas koke gjyshin.
Mësohet se 69-vjeçari me iniciale V.K e kishte rritur i vetëm nipin që kur ishte foshnje pasi prindërit e tij kishin humbur jetën në një aksident automobilistik.
I riu qëll.oi dje gjyshin e tij me armë duke e pla.gosur e më pas ka thirrur ambulancën.
Disa orë më vonë 69-vjeçari ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë pla.gëve të marra në kokë.
I riu, është vënë tashmë në pranga nga policia e Vlorës, pasi pas pyetjesh dhe shumë kontradiktash në rrëfimin e ngjarjes ka pranuar në fund se ishte ai autori.
GJithcka nisi në kohën që ai ka tentuar t’i vidhte gjyshit paratë që kishte në banesë. Por, në atë kohë gjyshi e ka parë dhe mes tyre ka nisur sherri. Në sherr e sipër ai ka rrëmbyer pist.oletën dhe e ka qëll.uar me një pl.umb në kokë.
Më pas ka njoftuar ambulancën dhe policinë dhe ka treguar se e kishte gjetur të pla.gosur, duke thënë se në banesë mungonin paratë dhe gjyshi mund të ishte pla.gosur nga grab.itësit. Autorësinë e kri.mit e pranoi sot rreth orës 04.00 te mëngjesit.
Nipi ka pranuar në polici vr.asjen e gjyshit të tij si dhe ka treguar vendin ku kishte fshehur ar.mën.
Ndërkohë ditën e djeshmë nipi tha se kishte gjetur gjyshin e tij të pla.gosur pasi disa persona kishin gra.bitur shtëpinë e tij duke marrë 1 milion lekë.