Fleckenstein kundër djegies së mandateve: “Deputetët të kthehen në Kuvend”

“I bëjmë thirrje Këshillit të hap dritën jeshile për Shqipërinë, deklaroi Raportuesi për Shqipërinë në PE, eurodeputeti Knut Fleckenstein, ndërsa theksoi se “procesi i reformave vazhdon dhe vetting-u po ashtu, këtë ka kërkuar Këshilli Europian, që të jap një vendim pozitiv”.

Në fjalën e tij, eurodeputeti, Fleckenstein tha se gjithçka u tha pavarësisht se jo nga ana ime, por mund të përsëris vetë ato pesë gjëra që mendoj se janë më të rëndësishme.

“Së pari ne të gjithë mbajmë në mendje ditën 19 qershor, pra vendimin që do të marrë Këshilli në Bruksel dhe ajo që kemi parë këtu, jo vetëm ne lidhje me informacionin nga qeveria por edhe nga misioni unë dhe të tjerë, procesi i reformave është duke vazhduar, procesi i vetting-ut është duke vazhduar dhe këtë ka kërkuar Këshilli në mënyrë që të ketë një vendim pozitiv. Kështu ne i bëjmë thirrje Këshillit që të përqendrohet në këto fakte dhe që në qershor të jepet drita e gjelbër, për çeljen e negociatave”, tha ai.

Më tej, eurodeputeti tha se “konstatimi i dytë është që ne nuk kemi dyshim që ky parlament do të vazhdojë rrugëtimin e vetë ndoshta edhe me anëtarë të rinj, por do të shikojmë. Kështu që të shikojmë se cili do të jetë vendimi që do të merret në qershor. Opinioni, mendimi ynë, në parlament me një mazhorancë shumë të madhe ka qenë i qartë si kristali dhe besoj se nuk do të ketë një arsye pse duhet ndryshuar kjo pikëpamje, ky vendim”.

Fleckenstein deklaroi se qëndrimi i opozitës nuk ka ndryshuar, vazhdon të bojkotojë.

“Së dyti, ndoshta disa prej jush e mbani mend se kur kam ardhur, p.sh, bashkë me vëllain tim binjak, Eduart Kukan ka qenë një bojkot nga opozita, bojkoti i parlamentit nga opozita dhe asgjë s’ka ndryshuar që atëherë deri më sot”, tha ai.

Në vijim, eurodeputeti Fleckenstein shtoi se “më vjen keq vërtetë, më vjen shumë keq, ajo që quhet djegia e mandateve nuk është një mënyrë e përshtatshme dhe e duhur, adekuate për të zgjidhur problemin këtu në vendin tuaj. Ne presim që deputetët e zgjedhur të Kuvendit të bëjnë detyrën e tyre dhe të shkojnë në punë. Nëse janë socialistët e bullgarisë që e bëjnë këtë gjë apo PD dhe të tjerë në Shqipëri, kjo është çështje parimore ka të bëjë me parimin. Nuk është ose ose, pra kur ne mund të organizojmë protesta në rrugë, e të tjerë, por jo në vend të kryerjes së diskutimeve në Kuvend”.

Eurodeputeti Fleckenstein tha se opozita me bojkot nuk zgjidh asgjë.

“Dje ne patëm disa shkëmbime të mira me disa ndoshta me ish-deputetët tashmë të Kuvendi së pari me Bashën. Ai erdhi aty së bashku me lider të tjerë të partish pavarësish se ai foli me ne. Ne e bëmë të qartë që ne e kuptojmë nga njëra anë argumentet e tij, por edhe sikur opozita të ketë tërësish të drejtë në lidhje me akuzat, bojkotimi i Kuvendit, pra duke bërë bojkot ata nuk do të zgjidhin problemin në vend”.

Eurodeputeti Fleckenstein tha se u zhgënjeve nga deklarata e kryetares së LSI-së.

“Dhe së fundmi dëshiroj të them që unë u befasova shumë, u çudita! U çudita shumë dhe u zhgënjeva shuma nga kryetarja e LSI-së, për arsye se ajo tha vetëm një fjali në fund të takimit duke na thënë se ata e kanë marrë vendimin e tyre që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti dhe në raste se europianët nuk e kuptojnë këtë gjë atëherë, ky nuk është problemi i tyre. Ky është një mesazh i qartë dhe besoj se ata në Bruksel që marrin vendime dhe ata që janë në Shqipëri duhet ta kuptojnë se në cilën anë gjendet secili prej nesh”, tha ai. /atsh

Loading...