Çeta plakë e Vlorës dhe historia e saj sa tragjike aq dhe të lavdishme!

Historia dhe historianët i kanë borxh popullit të Gjormit dhe luftëtarëve të Çetës Plakë të Vlorës, të cilët janë të parët që hapën LANÇ, të mbështetur nga fshatarët liridashës, bujarë e mikpritës gjormiotë, po ashtu të ndihmuar dhe nga fshatrat e krahinës.

Këmbëngulim në pasqyrimin e drejtë të fakteve, të cilat u deformuan për më së gjysmë shekullit, dhe pas viteve ’90-të, ata që mbetën gjallë, ia atriubuan vetes meritat e djemve të Gjormit.

Historia trimërore e gjormiotëve është e njohur që herët. Në vitin 1920 në Gjorm ishte dislokuar një garnizon Italian. Banorëve të këtij fshati përveç përballimit të gjendjes së mjerë ekonomike, u duhej të përballeshin dhe me plaçkitjen e herëpas’hershme që u bënin në blegtori e bujqësi ushtarët e huaj. Episodet e shumta të ndodhura në këtë fshat, të përplasjes midis pushtuesve dhe banorëve u bënë shkak i një urrejtjeje të pakufishme të masës së fshatarëve ndaj pushtuesve. Kjo bëri që populli i Gjormit të merrte pjesë masivisht kundër akupatorëve. Kjo është faqe tjetër e historisë, por e përmend se kjo urrejtje u shtua akoma më shumë me ngritjen e prapavijës italiane në vitin 1939, për mbështetjen e frontit të luftës Italo-Greke. Historia po përsëritej dhe populli i Gjormit nisi i pari betejën për çlirimin e vendit kundër pushtuesve italianë. Populli i Gjormit, nga natyra është punëtor, paqësor e arsimdashës. Nga viti 1927 e deri në vitin1937 u arsimuan në shkollën Teknike në Tiranë 7 djem nga Gjormi, në profesione të ndryshme. Pas mbarimit të kësaj shkolle dhe diplomimit të 5 prej tyre në Itali, u kthyen në atdhe e punuan në punë të ndryshme:

1- Hamdi Rrapi, u diplomua në Itali. Erdhi pedagog në shkollën teknike. Ra dëshmor për liri.
2- Xhemil Çela, pasi u diplomua për ekonomi, u caktua para çlirimit prefekt në Kosovë dhe më pas profesor i UT për kontabilitet, i cili ka nxjerrë gjenerata kontabilistësh. Eshte quajtur edhe “Babai i Kontabilitetit në Shqipëri”.
3-Xhafo Sihati, punonjës dhe drejtor i hipotekës së Vlorës, para çlirimit.
4-Kujtim Rrapi, diplomuar për kulturë në Itali, ka punuar në Tiranë para dhe pas çlirimit.
5-Hysen Sinani, sekretar i prokurorisë së Shkodrës dhe më vonë sekretar i gjykatës së Vlorës deri në vitin 1946.
6-Sadik Premte. U caktua me punë në Vlorë nga ministria botore, pastaj kaloi me telekomin. Shkoi në Tiranë, ku filloi punë në institutin e statistikës.
7-Neki Imeri. U caktua me punë në Sarandë.

…dhe shumë djem të tjerë gjormiotë, të cilët vazhduan studimet pranë shkollës Tregëtare në Vlorë. Sadik Premte së bashku me shokët e shkollës ishin brumosur me idetë komuniste, përveç nacionalistëve Hysen Memushi dhe Xhafer Sihati. Duke u njohur edhe me shumë shokë nga krahina të ndryshme të vendit, të të njëjtave ide, krijohet grupi komunist i Të RINJVE, i vetmi grup komunist në Tiranë, i cili i shtriu degët e tij në të gjithë vendin. Dy udhëheqësit kryesorë të tij ishin Anastas Lula dhe djali gjormiot, oratori, argumentuesi dhe bindësi – Sadik Premte. Ishte i vetmi që mori pjesë në themelimin e PK, jo vetëm nga Vlora, por edhe nga Jugu i Shqipërisë.

Pas formimit të PK. Sadik Premte u caktua për të punuar si i dërguar i PK në qarkun e Vlorës, Beratit dhe Gjirokastrës. Në Vlorë e kishte më të lehtë, pasi kishte punuar që më parë me njerëzit.

U hodh menjëherë në aktivitet. Caktoi sekretar Qarkori Sinan Gjonin nga Tragjasi, djalin e mësuesit të tij dhe Hysni Kapon, për lidhjen e tij miqësore që kishte. Neki Imerit i caktoi detyrën e krijimit të njësitit luftarak të krahinës së Mesaplikut. Për zonën e Bregut caktoi drejtues vunjotasit Dhimitër Grillo dhe Zaho Koka.

Detyrat e caktuara këtyre djemve për çlirimin e vendit, bëri që ata të hidheshin në aksione konkrete. Në fillim të shkurtit 1942 u krijua celula e parë e Partisë, ku merrnin pjesë Vehbi Hoxha, Neki Imeri, Hysni Kapo, Qani Shenaj, Lavdosh Zotaj, Arif Hasko e Nimet Mita. Ky i fundit u caktua kryetar i kësaj celule. Në Mars 1942 u krijua formacioni i parë luftarak, me 13 djem nga Gjormi, 4 nga Tragjasi dhe 1 nga Vajza, me komandant Neki Imeri (nga Gjormi) dhe komisar Qazim Çakërri nga Tragjasi. Gjithashtu u caktuan dy djem nga Gjormi në njësitin gueril të Vlorës,- Qani Shenaj (Xhaxhanezi) dhe kushuriri i tij, Arap Shenaj.

Ata u hodhën menjëherë në aksione: rrëmbyen medikamente mjekësore në depot italiane dhe i dërgonin për popullin dhe luftëtarët.

Ditët po rridhnin me shpejtësi dhe me aksione të njëpasnjëshme. Por në këtë kohë, përveç përfaqësuesve të qarkorit, erdhi në Gjorm emisari Jugosllav Dushan Mugosha (me pseudonimin Ali Peja) ku, nën drejtimin e tij, u bë analiza e punës së deriatëherëshme, ku u lavdërua puna e bërë dhe u caktuan rreth 40 djem nga Gjormi për të marrë pjesë në demostratën e 7 Prillit, para Medresesë, ku Sadik Premte mbajti një fjalim të zjarrtë. U caktuan delegatët që do të merrnin pjesë në konferencën e parë të PK Ata ishin: Hysni Kapo, Neki Imeri, Qani Shenaj, Sinan Gjoni etj. Në kthim këtë të fundit e arrestuan në Fier dhe e internuan në Itali. I dërguari i PK- Sadik Premte dhe përfaqësuesit e Qarkorit të Vlorës, punonin natë e ditë për shtimin e radhëve të luftëtarëve dhe intesifikimin e aksioneve. Ju la detyrë Neki Imerit djegja e depove të armatimit në Mavrovë. Ky aksion u krye me sukses në muajin maj 1942. Aksioni zgjati për 7 ditë e netë. U krye nga 4 djem nga Gjormi: Selam Alliaj, Esat Sherifi, Lulo Lulaj dhe Fejzi Çobaj. Në datën 18 qershor 1942 njësiti gueril, i përbërë kryesisht me djem nga Gjormi, kreu aksionin për hapjen e depove të armatimit në Ujin e Ftohtë, Vlorë, ku u muar një sasi e konsiderueshme armatimi. Në datën 29 Qershor 1942 thirren në Tiranë dy- ish drejtuesit e grupit të Të Rinjve, Sadik Premte dhe Anastas Lula.

Atje u komunikohet përjashtimi i tyre nga partia, pasi, sipas pohimeve të Sadik Premtes, Miladin Popoviçi fliste dhe Enveri pohonte me kokë. Por djali nga Gjormi nuk e ndërpreu punën e investuar për çlirimin e vendit, por e intesifikoi më shumë atë. Në 24 korrik 42 u bë prerja e linjave telefonike Brataj- Selenicë- Tepelenë e Himarë.

Në 2 Shtator 1942 në fshatin Gjorm u organizua mbledhje nga drejtuesit e Qarkorit: Hysni Kapo e Mynyr Xhindi, i cili zëvendësoi Sinan Gjonin, pas internimit. Aty ishte dhe Sadik Premte. U shtruan detyrat për shtimin e radhëve të luftëtarëve; u vendos për të dalë fshat më fshat për regjistrimin e luftëtarëve të rinj. Pas kësaj mbledhje njësiti u hodh në aksione konkrete. Në datën 15 shtator 1942 ai hodhi në erë urën e Drashovicës, për të prerë mundësinë forcave italiane për kalimin e tyre në Lumin e Vlorës. Në datën 25 shtator 1942 u bë prita në Qafën e Pëllumbit, në Tërbaç, ku u shpartalluan 50 karabinierë, u kap një sasi e madhe armatimi, të cilin e strehuan në shtëpinë e Gjine, në Tërbaç. Atë e tërhoqën më vonë me makinën e Hysen Sinanit, sekretarit të gjykatës së Vlorës, me bindje nacionaliste, por i përkushtuar për çlirimin e vendit. Në datën 6 dhe 9 tetor 1942 u hodhën në erë ura e Kotës dhe ajo e Pashalimanit. Në 11 tetor 1942, me urdhër të komandantit, 11 djem nga Gjormi bënë pritë një kolone armike me 3 makina me ushtarë, në Qafën e Dushkut dhe e asgjësuan plotësisht. Në 21 nëntor 1942 u bllokua në malin e Bardhë një kolonë me 6 makina me ushtarë, ku u luftua për rreth 3 orë. Në 28 nëntor 1942 njësiti luftarak hoqi flamurin italian nga postkomanda dhe vendosi aty flamurin shqiptar, i cili u mbajt nga motra e komandantit, Nekiut. Ajo quhej Vitori (Hoxhaj) Alliaj. Pas këtij aksioni u sulmua burgu i Vlorës. Këto aksione të njëpasnjëshme dhe të suksesshshme u bënë burim frymëzimi për fshatrat e tjerë dhe patën një impakt të menjëhershëm për shtimin e radhëve të njësitit luftarak.

Kjo bëri që ky Njësit, në dtaën 4 Dhjetor 1942, të bëhej baza e formimit të Çetës Plakë të Vlorës, në vendin e quajtur Vriz, në Gjorm. Ky ishte i vetmi formacion i parë i armatosur i organizuar nga P.K. me komandant Neki Imeri dhe komisar Qazim Çakërri.

Po ditën e inaugurimit të Çetës Plakë, aksionin e parë që u krye te Ura e Gjormit, ku u shpartallua totalisht një kolonë italiane, duke kapur një arsenal armatimi dhe shumë robër.

Më 26 dhjetor 1942çeta Plakë shpartalloi batalionin e artilierisë italiane dhe dogji depot më të mëdha të armatimit të Radhimës, duke i shkaktuar dëme shumë të mëdha armikut. Për këtë italianët u hakmorën më 29 dhjetor 1942, duke sulmuar dhe djegur Tragjasin. Kulmin Çeta Plakë e arriti më 31 dhetor 1942 dhe 1-2 janar 1943, me kurorëzimin me sukses, me ndihmën edhe të fshatrave të krahinës, në shpartallimin e forcave mercenare të Halil Alisë dhe Selim Kaloshit, të udhëhequr nga kolonel Klementi, një oficer Italian, komandant i garnizonit të Shkodrës. Ai ishte i përgatitur për luftrat kundër forcave popullore të ardhura nga mali. Në atë dyluftim u shpartalluan plotësisht dhe u vranë 90 mercenarë me kolonelin në krye, i cili u godit i pari. Nga xhadeja erdhën forca të shumta italiane me tanke, blinda dhe avione, por dhe këta u pritën me luftë nga çeta e Hysni Lepenicës dhe luftëtarët e ardhur për ndihmë, të cilët nuk e kaluan urën. Aty u kryen luftime të rrepta dhe kjo u quajt EPOPEJA E LUFTËS SË GJORMIT, ku ranë heroikisht në fushën e betejës Beqir Selimi, Bako Tafili etj. Por banorët e Gjormit u rrënuan ekonomikisht, pasi pësuan dëme të shumta. Qëllimi i ktij operacioni, më i madhi deri në këtë kohë, i ndërmarrë nga pushtuesit italianë, ishte të goditej Gjormi dhe më pas e gjithë krahina, për hakmarrjen për shpartallimin e batalionit të artilerisë së Radhimës dhe djegies së depove të armatimit të Radhimës. Në datën 10 janar 1943 forcat çlirimtare sulman dhe shpartalluan postën italiane në Llogora. Në 8 shkurt 1943, të nisur nga Gjormi për inaugurimin e çetës së Mallakastrës, forca të shumta italiane sulmuan në fushën e Çepratit, ku ishin rrethuar rrethuar 4 veprimtarë të luftës. Dy prej tyre shpëtuan, ndërsa Lef Sallata e Mitat Dauti u vranë. Pas kthimit të Mehmet Shehut nga Spanja, të cilin e solli në Gjorm Hysni Kapua, për të marrë eksperincë se si ishte formuar çeta dhe të krijonte dhe ai çetën e Mallakastrës dhe për t’i dhënë ndihmë konkrete, komanda e Çetës së Gjormit i dha M. Shehut -komisarin e Çetës Plakë. Ky u zëvendësua nga vëllai i tij, Xhemil Çakërri. Në 10 shkurt 1943 u bë inaugurimi i Çetës Plakë të Mallakastrës, me komandant Mehmet Shehu dhe komisar Qazim Çakërri. Në inaugurimin e kësaj çete erdhi edhe efektivi i Çetës Plakë të Vlorës. Të dy çetat sulmuan forcat italiane në Patos, të cilat i shpartalluan. Duke u kthyer nga Mallakastra të dy çetat, më 21 shkurt 1943 sulmuan forcat italiane ku morën shumë armatim.Më 26 shkurt 43 njësiti gueril, i ndihmuar prej xhandarit nga Gjormi, Bego Likaj, rrëmbyen shtypshkronjën dhe e çuan në Gjorm ku shtypnin trakte. Këtë punë e bënte Thanas Nano nga Gjirokastra, mësues i fshatit. Aksoinet dhe luftimet e kryera me sukses nga Çeta Plakë e Vlorës i dhanë jehonë komandantit Neki Imeri, jo vetëm në krahinë, por dhe më gjerë.

Kjo bëri që radhët e çetës të shtoheshin. Në pak kohë numri i luftëtarëve kishte arritur një efektiv mbi 70 vetë. Të dy çetat erdhën nga Mallakastra në Gjorm, ku u bë inaugurimi i batalionit në vendin e quajtur Ploçica.

U therën mishra, u kënduan këngë patriotike, u qëllua me armë. Në kthim Çeta e Mallakastrës, e shoqëruar nga Çeta Plakë e Vlorës, në datën 1 prill 1943, sulmuan përsëri garnizonet italiane në Selenicë. Taktika dhe stategjia e Çetës Plakë të Vlorës ishte shtrirja e aksioneve në një territor të gjerë, për krijimin e përshtypjes nga armiku se ishin forca të shumta në veprim dhe, jo vetëm një formacion.

Për këto heroizma të kësaj çete flasin lapidarët e ngritur në të gjitha vendet e aksioneve, duke filluar nga Qafa e Pëllumbit – te Ura e Gjormit, në Patos, Llogora, Mali i Bardhë, Radhimë, Fusha e Çepratit etj. Btalioni i sapoinauguruar, me komandntin e tij trim, Neki Imeri, i cili kishte pseudonimin “Vangjo”, vazhdoi aktivitetin e tij luftarak. Por atë e ndërpreu dora vrastare e Mehmet Shehut dhe Liri Gegës, e projektuar nga arkitektët e armiqve tanë kombëtarë, kriminelëve Miladin Popoviçi e Dushan Mugosha. Neki Imeri u thirr nga Mehmet Shehu në Mallakastër për ndihmë dhe aty Nekiun e arrestuan.

Killeri i komunistëve, Idriz Seiti, pushkatoi komisarin Xhemil Çakërri dhe zv.komandantin e batalonit, trimin nga Bolena, Hydajet Micoli. Falë trimërisë dhe shkathtësisë së tij, komandanti Neki Imeri, në përleshje e sipër, shpëton i plagosur.

Por historia nuk mbaroi me kaq. Pasi e mbajtën për një kohë të gjatë peng në shtëpinë e Mehmet Shehut, Nekiun e takuan edhe me Enver Hoxhën. E zhveshën nga të gjitha funksionet dhe lanë partizan të thjeshtë.

Po projekti i emisarëve jugosllavë nuk kishte përfunduar. Atë që nuk mundi ta bënte Mehmet Shehu, e relizoi kolegu i tij vrasës, Hysni Kapo, i cili, në qershor të vitit 1943, në kufirin midis Gjormit dhe Lepenicës, u ngriti pritën Nekiut me pak forca të tij.

Aty u vranë Neki Imeri dhe Xhafer Dalani. Efektivi i atij batalonit të tyre, që u formua me aq punë e mund nga ata komandantë të sprovuar, ngeli në dorë të Hysni Kapos, i cili i mori këtë efektiv për formimin e Brigadës së Pestë.

Loading...