Qeparoi shpalos pamjen e vetë menjëherë pas gjirit të Panoramës (Palermos) shfaqet një pamje tjetër e mrekullueshme, lugina e Qeparoit, plazhi, fusha e gjelbër dhe fshati i ri Qeparo fushë, më lart Qeparoit, kalaja e Karosit dhe në thellësi fshati Kudhës.
Emri i fshatit Qeparoi vjen nga bima e qiparisit. Plazhi i Skalomes, i veçantë për rërën e hollë dhe detin e cekët të shfaqet përpara.
Në gjirin e vogël gjendet moli i lashtë, një bankinë prej blloqesh guri, shpella e Frëngut dhe Hunda e Madhe.
Rruga nacionale përmes ullishtave të çon në qendër të fshatit, përmbi të cilin ngrihet manastiri i Shën Mitrit i ndërtuar në 1881, Kisha e Shën Mitrit është e stilit bizantin e ndërtuar në vitin 1760 dhe ka vlera të mëdha për ikonostaset e saj prej druri.
Ne Qafen e Lerës shpaloset një pamje : deti i kaltër mes te cilit janë zhytur dy gadishuj, ai i Panormit mjaft i madh dhe i Palermos me i vogël te cilët përfshijnë midis tyre një hapësire deti dhe xhepa te qete natyrore për ankorimin e anijeve qe ne kohet e lashta.
Kjo u provua gjate punimeve te portit te Palermos ku u gjeten amfora dhe qeramika te lashtësisë.
Vete emri Panormo jep krejt përmbajtjen e fjalës (qe ne greqisht dmth liman natyror ku mund te hedhin spirancen dhe te strehoen anijet qe i zë furtuna. (φυσικό λιμάνι, όρμο όπου μπορούν να καταφύγουν και να αγκυροβολήσουν τα πλοία). Mali përballe me gjelbërimin e përhershëm te shkurreve me aromën qe pranverës mplekset me erën e jodit dhe te leshterikëve te detit dhe ndokush pa frike mund te thote se te tille arome duhet kishte pija amprosio qe pinin perëndite ne Olimp.
Ne ditët e sotme janë ndërtuar bankina për ankorim ne Palermo dhe ne Armeridhe. Ne këtë te fundit ka një hapësire plazhi ku derdhen dhe ujera te ëmbla siç e thotë dhe emri Almeridha (domethene burim i ujërave te ëmbla ne greqisht- αλμυρά). Te dy gadishujt duket se ne epoka te largëta gjeologjike kane pësuar shembje tektonike [1]duke u bere te pa arritshme nga pjesa perëndimore e detit.
Lartësia e humnerave ne Panorme arrin gjer ne 115 m Kjo ka favorizuar ndërtimin e kalave te mbrojtura mire nga sulmet e pirateve.
Panormos, sipas autoreve antike, përmendet nder limanet me te rëndësishme ne brigjet e Kaonise-Himares se lashte (Χαονία-gr) dhe arkeologjia ende nuk e ka thëne fjalën e vet te fundit për qytetin antik dhe kështjellën qe duhet te ketë ekzistuar ne kete gadishull.
Gadishulli i vogël i Palermos qe lidhet me një istëm prej 50 m me bregun e detit eshte nje fortese e vertet natyrale mbi te cilën është ngritur kalaja e Ali Pashës qe banoret vendas e quajnë thjesht Kastri (Kastro-keshtjelle nga greqishtja). Ne te vërtete Kalaja e Alipashes, vepër e projektuar nga arkitekt ushtarak francez është ngritur ne germadhat e nje kalaje te mëparshme dhe sot paraqet vlera te veçanta arkitektonike dhe turistike (shih Jano Koci-Himara-Arkeologji-Kulture-Histori, Tirane 2006).
Mbi portën e hyrjes Ali Pasha vendosi nje pllake guri ku ishte gdhendur një vjershe hymnizuese e figurës se tij qe besohet se ka autor iluminstin e shquar epirot Jani Vilarai. Tekstin i shkruar ne greqishten popullore (dhimotiko) e gjejme ne shqip për here te pare [2].
Siç thotë autori, i cili na e paraqet tekstin edhe ne greqisht me germa latine, perkthimi ne shqip është bere nga mesuesi i tij J. Pali qe e pati kopjuar direkt nga pllaka e gurit. Ne literaturën greke e gjejmë te botuar ne 1899 nga P. Petridhi. Ne fillim te istmit te Palermos gjrendet kisha e Shën Nikolles e cila me pare ndodhej ne zonën e kalasë. Ali pasha ndonse ishte një figure diktatore e egër kishte një adhurim te veçante për kultet e krishtere dhe prandaj e ndërtoi kishën qe prishi pak me tej.
Plazhi i Qeparoit Gjyri mbyllet nga kodra e Suges dhe mali i Kukumit ne maje te te cilit gjendet nje fortifikim i vjeter qe arkeologu Jano Koci e konsideron 4000 vjecare. Ne këtë hapësire te mbushur me legjenda dhe histori pushuesit dhe amatoret e ujit do te gjejne parajsen e tyre, biologet dhe natyralistet laboratorin e tyre dhe sportistet mund ti bien pash me pash brigjeve te shkembta kur deti eshte i qete ose te sodisin shkumen e qumesht te valeve qe ngjyros me penelin e saj te shpejte brigjet e thepisura.
Dikur ketj ka kalur dhe Patro Kosmai dhe pikerisht ne Perroin e Dafines, ku ndodhet një fik, ka profetizuar se aty do te mbytej një njeri i mire. Me vone ai u quajt fiku i Polimerit.
Pikerisht mbane fikut te Polimerit një gji shume i vogël ati ku përfundon Përroi i Dafines është si një sere e ngrohte i desheruar mjaft prej plazhisteve.[3]* [4]-wikipedia