Mariam Nabatanzi, është gruaja 40 vjeçare nga Mukono, Uganda, e cila është konsideruar si gruaja më pjellore e Afrikës, dhe ndër më pjelloret në botë, pasi ka lindur 44 fëmijë.
Në 40 vitet e saj të jetës, gruaja lindi gjashtë palë binjakësh, katër grupe trinjakësh, tre grupe katërnjakësh, si dhe disa lindje fëmijësh të vetëm.
Nga 44 fëmijët që solli në këtë botë, 38 janë akoma të gjallë sot dhe shumica e tyre ende jetojnë në shtëpinë e familjes.
Mariam është një nënë e vetme, por edhe me një familje kaq të madhe, ajo në njëfarë mënyre arrin të vendosë ushqim të mjaftueshëm në tavolinë për të gjithë.
Loading...