Pandeli Majko tenton të pajtoj Bashën e Ramën

Ministri i shtetit për Diasporën, Pandeli Majko iu uroi mirëseardhjen biznesmenëve të Samitit të Dytë të Diasporës, i cili po zhvillohet në Tiranë.

Majko u shpreh se ky samit është vendi ku takohen të gjithë shqiptarët, pavarësisht trevave dhe shteteve ku jetojnë dhe veprojnë.
Mes tjerash, ministri nënvizoi faktin se gjatë ditës së nesërme të gjithë të pranishmit do të diskutojnë jo si qeveritarë, por si njerëz, që parashtrojnë objektivat se ku duhet të shkojnë.

“Këto sot kemi nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët. Nesër do të jetë një ditë e veçantë. Kjo është një shtëpi e veçantë, kjo është shtëpia e mbretit, por sot mbreti jeni ju.

Sot kemi nevojë të veçantë që nesër të diskutojmë, jo si qeveritarë, por si njerëz se ku jemi dhe ku duhet të shkojmë.

 Mirë se vinin në shtëpinë tuaj”, tha mes tjerash Majko.


Në kushtet kur opozita vijon protestat, Ministri Majko ka hedhur hapin e parë për të “pajtuar” kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha me kryeministrin Rama dhe kjo shihet qartë në fjalën që këta priten të mbanjë nesër në Samitin e Diasporës.

Loading...