Në Pazarin e Vjetër të Korçës kanë nisur aktivitetet me rastin e Ditës së Verës.
Dekor, muzikë, argëtim dhe gjithçka tradicionale kushtuar stinës së pranverës…. Kjo është pamja që ofron Korça këto ditë, duke synuar të kthehet në epiqendrën e festave.
Një atmosferë fantastike u krijua mbrëmjen e sotme tek Pazari i Vjetër i Korçës, ku nën tingujt e serenatave dhe pranë zjarreve, korçarët presin ardhjen e pranverës.
Aktivitetet do të vazhdojnë gjatë gjithë këtyre ditëve për të kulmuar në 14 mars, Ditën e Verës./atsh/
Loading...