Humb jetën tragjikisht kosovari, shtypet nga treni

Një kosovar ka humbur jetën tragjikisht mëngjesin e sotëm pasi u godit nga treni. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili nuk dha detaje mbi aksidentin tragjik.

Sipas mediave kosovare, presoni që humbi jetën punonte si taksist. Ngjarja ka ndodhur afër objektit të Elkosit. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.

(BalkanWeb)

Loading...