Policia e Shtetit garantoi një sezon turistik të qetë për 2018-ën

Forcat e Policisë së Shtetit garantuan një sezon turistik të qetë gjatë 2018.

Ministria e Brendshme bën të ditur se kjo erdhi si rezultat i angazhimit dhe mijëra orëve pune shtesë nga efektivët e Policisë.

Sipas Ministrisë, Tour Operatorët dhe shoqëritë turistike kanë patur vlerësime pozitive për trajtimin e flukseve turistike në pikat e hyrjes në kalimet kufitare.

Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Brendshme, 447 më shumë tragete shqiptare janë përpunuar në portet shqiptare, krahasuar me një vit më parë; 146 tragete të huaja më shumë kanë vizituar Shqipërinë, krahasuar me një vit më parë; 6566 jahte dhe skafe shqiptare më shumë kanë lundruar në Shqipëri, krahasuar me një vit më parë; 814 jahte dhe skafe të huaja më shumë kanë vizituar vendin tonë, krahasuar me një vit më parë.

Si një destinacion turistik i njohur për shumë turistë nga shumë vende të botës, Shqipëria vazhdon të tërheqë vëmendjen dhe kureshtjen e shumë turistëve dhe vizitorëve të huaj, të cilët rezervojnë udhëtime turistike në qytete të ndryshme të Shqipërisë përgjatë sezonit veror dhe dimëror./k.s//e.caushi/

TIRANË, 21 tetor/ATSH/

Loading...