Greqi – Kapen 21 kg heroinë, arrestohen 4 shqiptarë

Policia helene ka zhvilluar një operacion në Kakavijë, Egaleo, Haidari dhe Melisia duke sekuestruar mbi 21 kg heroinë e vënë në pranga katër shqiptarë dhe një shtetase greke.

Mësohet se fillimisht në Athinë janë kapur gjatë kontrolleve në banesa e makina, 21 kg 399 gram heroine. Për këtë janë arrestuar 3 shqiptarë të moshave 40, 42 dhe 48 vjeç si dhe një shtetase greke 43 vjeçe.

Operacioni ka vijuar në piken kufitare të Kakavijës, ku është kapur në tentativë për t’u larguar drejt Shqipërisë personi që konsiderohej kreu i grupit kriminal, një shqiptar 32 vjeç.

(BalkanWeb)

Loading...