Rozmarina kundër 12 sëmundjeve

Çaj rozmarine kundër 12 sëmundjeve
Rozmarina është bima më e njohur, që ka ndihmuar në sherimin e mjaft sëmundjeve.
Kjo bimë ndihmon dukshëm kundër diabetit, kur është i shoqëruar me depresion.
Po ashtu, efektet shëruese të rozmarinës ndihen edhe te
personat, që vuajnë nga tensioni i lartë. Mjaft e njohur, kjo bimë
është edhe për forcimin e kujtesës, pastrimin e rrugëve të
frymëmarrjes, eliminimin e sëmundjes reumatizmale të spondiloatrozës, mjekimin infeksioneve në mitër dhe organeve gjenitale, pushimin e dhimbjeve në stomak apo shkrirjen e gurëve në tëmth.
Ndërkaq, larja etrupit me ujë të zier me rozmarinë do të thotë më tepër shkëlqim për lëkurën tuaj, si dhe eleminimin e papastërtive. Një efekt të ndjeshëm,rozmarina ka edhe në pakësimin e djersës.

*Lahuni me rozmarinë
Të lash trupin me lëngun e rozmarinës i jep lëkurës shkëlqim dhe mbron atë nga sëmundjet. Në fakt, gjatë stinës së verës, kjo procedurë shihet si shumë e rëndësishme, pasi duke i frekuentuar më së shumti detin dhe pishinat, lëkura është më e prirur ndaj infeksioneve. Papastërtitë e ujit dhe të rërës mund të shkaktojnë mykun në lëkurë.
Për përgatitjen e solucionit larës nevojiten 50 gramë gjethe rozmarine të thata dhe të grimcuara, të cilat hidhen në 1 litër ujëtë nxehtë. Kjo masë lihet në qetësi për 30 minuta dhe më pas kullohet. Lëngu i përftuar do të shërbejë për larjen e trupit dhe hidhet në vaskën e mbushur me ujë 35 deri 38 gradë. Këshillohet të qëndroni në ujin e përgatitur për 20 minuta dhe më pas rekomandohet të bëhet një orë pushim. Është mirë që banja me ujin e rozmarinës të bëhet në mbrëmje, përpara se të shkoni për të fjetur.
Gjithashtu, larja këshillohet edhe për të gjithë ata që kanë probleme me gjumin gjatë natës. Banja ndihmon të bëjnë një gjumëtë qetë e pa shqetësime. Larja e trupit me lëngun e rozmarinës nuk duhet të bëhet nga persona, që kanë infeksione në lëkurë apo plagë të rënda, pasi bima përmban shumë antioksidantë, në veçanti acid karnozik.
Dhe janë pikërisht këta antioksidantë, që i japin imunitetin trupit.

*Diabeti
Diabetikët, që vuajnë nga depresioni, e kanë më të vështirë të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak. Mjekët rekomandojnë pirjen e çajit të rozmarinës për të luftuar këtë sëmundje.
Për përgatitjen e çajit rekomandohet 1 lugë kafeje me gjethet e thara të rozmarinës të hidhet në një enë, ku më parë janë hedhur 2 gota me ujë të nxehtë.
Lihet për 10 minuta, më pas kullohet dhe pihet i nxehtë. Mjekët
rekomandojnë të pihen 2 filxhanë në ditë, para buke. Duhet patur kujdes që çaji të mos ëmbëlsohet. Çaji i përftuar nga zierja e gjetheve të rozmarinës ka dhënë rezultate të shkëlqyera edhe te personat, që vuajnë nga tensioni i lartë. Për këta të sëmurë rekomandohet që gjatë kohës së rritjes së tensionit, të pijnë menjëherë një gotë me çajin e përftuar nga bima dhe rezultatet do të jenë të menjëhershme.

*Për kujtesën, frymëmarrjen, reumatizmën
Mjaft e njohur është bima edhe në ndihmesën ndaj rritjes së aktivitetit të trurit dhe forcimit të kujtesës. Për të gjithë ata, që kanë një kujtesë të dobët dhe afatshkurtër, mjekët popullorë këshillojnë pirjen e çajit të rozmarinës herët në mëngjes. Është mirë që çaji të ëmbëlsohet me mjaltë, pasi dhe vetë mjalti ndikon në rritjen ekujtesës.
Çaji i rozmarinës, ashtu si dhe shumë bimë të tjera të përmendura më parë, ndihmon mjaft në pastrimin e rrugëve të
frymëmarrjes. Efekte të menjëhershme ka dhënë ky çaj te personat me grip, të shoqëruar me rrufë. Për shërim sa më të shpejtë, të sëmurët duhet të pijnë çajin e përftuar nga bima e rozmarinës.

*Kjo bimë shërben
edhe në eliminimin e sëmundjes reumatizmale të spondiloatrozës.
Dhimbjet e shkaktuara nga kjo sëmundje shpesh bëhen të padurueshme për të sëmurin. Ka raste kur sëmundja nuk e lejon të kryejë asnjë lëvizje.
Prandaj, për ta lehtësuar sëmundjen, këshillohet të pihet çaj 3 herë në ditë përpara buke. Kur dhimbjet janë të forta, i sëmuri këshillohet të bëjë regjim shtrati.
Çaji i rozmarinës këshillohet edhe për lehtësimin e dhimbjeve me
origjinë reumatizmale, si dhimbjet e kyçeve, gjunjëve, si pasojë e
motit të keq. Edhe në këto raste këshillohet pirja e çajit të
rozmarinës.
*Kundër djersës dhe infeksioneve
Rozmarina ndihmon mjaft në pakësimin e djersitjes, sidomos gjatë
periudhs së verës, kur djersa është përherë e pranishme. Por çaji
shërben jo vetëm kur djersa është për shkak të temperaturës së lartë,por mund të shkatohet edhe nga rënia e rezistencës së trupit apo nga humbja e kripërave minerale. Shumë të tjerë djersitin kur janë të sëmurë me grip apo edhe nga shëndeti i tepërt, pa qenë shkaktare e ndonjë sëmundjeje.

*Rozmarina është shumë e efektshme edhe për sherimin
infeksioneve në mitër dhe organeve gjenitale. Nga çaji i bimës pihen 2 filxhanë në ditë, por gjithmonë para buke.

*Dhimbje koke, stomaku, tëmth
Për qetësimin e dhimbjeve të kokës dhe kur dhembjet janë të shoqëruara me marrje mendsh këshillohet të pihet çaj i ëmbëlsuar me mjaltë. Pas pirjes së çajit do të shihni efektet pozitive që ai jep. Te personat,që vuajnë nga dhimbjet e stomakut, kur ato janë shkaktare të një sëmundjeje apo kur është dhimbje e rastit, një gotë me çaj rozmarine do të ndalonte menjëherë dhimbjet shqetësuese. Dhe sëmundja e fundit që
kjo bimë kuron janë shqetësimet e tëmthit. Kjo bimë shërben për
shkrirjen e gurëve në tëmth, si dhe ndihmon në rritjen e prodhimit të lëngut në këtë organ.

**Paketë këshillash
Këshillohet që gjatë pirjes çajit i rozmarinës të jetë i nxehtë
Këshillohet që çaji të pihet gjithmonë përpara buke, për të dhënë rezultate
Pjesët që përdoren për kurim janë gjethet e thara në hije dhe të grimcuara
Nëse lani trupin me ujin e rozmarinës, kini kujdes që lëkura të mos jetë e dëmtuar
Nëse doni të bëni gjumë të qetë, këshillohet pirja e një gote ça.
Për të patur lëkurë të freskët dhe pa djersë pini çajin e rozmarinës/Gazeta Ballkan/.

Loading...