Sandër Lleshaj rikthen në detyrë policin Nebi Hyskaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj njoftoi sot rikthimin në detyrë të policit Nebi Hyskaj, i cili u plagos nga b*ndat kr*minale në trazirat e ndodhura në vend në vitin 1997.

Ai është dekoruar me “Medaljen e Artë të Shqiponjës” dhe sipas Lleshaj u lirua nga detyra që nga viti 2009.

“Nebi Hyskaj, i plagosur në përpjekje me b.andat kriminale në ‘97, dekoruar me “Medaljen e Artë të Shqiponjës”, i liruar e harruar që nga 2009, u rikthye në Policinë e Shtetit.Punë të mbarë Nebiut e mirënjohje të përjetshme për shokët e tij që dhanë jetën për Shqipërinë”, shkruan Lleshaj.

Nebi Hyskaj ishte plagosur rëndë gjate një përballje me bandat e grabitësve në vitin 1997, dhe ishte i vetmi i mbijetuar i asaj ngjarjeje, ku humbën jetën 3 punonjës policie të tjerë.

Loading...