“Ne kalojmë në baltë por unë votoj për Edi Ramën, jam i vd.ekur për atë, edhe në a.rkivol prapë për atë do votoj”

Gazetarja e Fax News, Afrovita Hysaj ishte në një zonë të Vlorës për të parë nga afër situatën e rrugës, që shqetëson komunitetin atje.

Gazetarja ka mundur t’i shkëpusë një intervistë Hajro Cakerrit, banor i zonës i cili pavarësisht situatës së mjerueshme shprehet se do të votojë sërish për Edi Ramën.

“Kjo rruga jonë është e pavlefshme, shteti nuk ka bërë asnjë investim, ne kalojmë në baltë por unë votoj për Edi Ramën, jam i vd*kur për atë, edhe në a.rkivol prapë për atë”.

I pyetur për rrugën e pashtruar, banori shprehet:

“Po rrugën do ta shtrojë Edi Rama kam besim tek ai, unë e dua, më p.rini këmbë e duar për atë”- përfundon Hajro Cakerri.

Postimi i plotë i gazetares:

E degjoni pak kete banorin ne lagjen “Hajro Cakerri”…

Pa dashur te perdor figuren e tij, sepse ky eshte nje njeri i nderuar dhe nuk e gjykoj aspak… eshte vetem nje qytetar nga mijra qe ka Vlora qe mendon keshtu!

Pavaresisht gjendjes ku jeton, ideali nuk ndyshon.

Partia mbi te gjitha!

https://www.facebook.com/afrovitahysaj1/videos/2248502552099624/?t=0

Loading...