Gjykata e Vlorës merr vendim për nipin që i mori jetën gjyshit pasi i zhvati paratë

Gjykata ka vendosur sot masen e sigurise “Arrest me burg” per 17 vjeçarin Vangjel Kapllani, qe vr.au me plu.mb ne koke gjyshin e tij dhe tha se ngjarja ishte gra.bitje.

Së bashku me 17 vjeçarin Vangjel Kapllani, në gjykatë u paraqitën edhe tre personat e tjerë të arre.stuar, të cilët dyshohet se i shitën adoleshentit pis.toletën.
Vangjel Kapllani, i njohur dhe me emrin Anxhelo, ka pranuar para hetuesve se është pikërisht ai autori që ka vr.arë me një plu.mb pist.olete në kokë, gjyshin e tij 69-vjeçar. Adoleshenti 16 vjeç kishte trashëguar pikërisht emrin e gjyshit, i cili e kish rritur prej moshës 2 vjeç, pasi në vitin 2004 dy prindërit e tij vdi.qën në një aksident rrugor në Greqi.

Hetuesit kanë arritur të binden se gjithçka mund të ishte vr.asje dhe se autori mund të ishte nipi i tij. Këtë bindje ata e kanë krijuar nga ekspertiza e vd.ekjes së 69- vjeçarit, por edhe nga deklaratat kontradiktore të nipit të viktimës mbi rrethanat e ngjarjes. Kjo ka bërë që në orën 04:00 të së enjtes, 16- vjeçari Vangjel Kapllani të arre.stohet.

Adoleshenti para hetuesve ka pranuar se ishte pikërisht ai vr.asësi i gjyshit të tij. Nipi i vik.timës ka treguar se ka qëlluar 69- vjeçarin me plu.mb në kokë, me një pist.oletë “Zast.ava”, të cilën ua kishte blerë disa të rinjve në Vlorë, pasi gjyshi i kishte “nxirë jetën pas vde.kjes së gjyshes”.

Kapllani, pasi ka parë që gjyshi nuk kishte vd.ekur ende, e ka godi.tur dhe me një send të fortë pas koke. “Policia e Vlorës, pas hetimeve intensive ka bërë zbardhjen e gjithë mekanizmit të ngjarjes. Rezulton se autori i dyshuar i kr.imit të jetë nipi i të moshuarit, V.K., 17 vjeç, i cili do të përballet penalisht për veprën penale ‘Vr.asje për shkak të marrëdhënieve familjare’”, bëhet e ditur nga Policia.

Dyshohet sipas informacioneve nga Policia dhe asaj çfarë ka dëshmuar 16-vjeçari, se ky i fundit ka tentuar të marrë shumën prej rreth 1 milion lekësh të vjetra dhe në ato momente është pikasur nga i moshuari, gjë e cila ka shkaktuar debat mes tyre. Sipas Policisë, gjatë sherrit 16-vjeçarit e ka qëll.uar me pis.toletë dhe më pas me send të fortë pas koke, që dyshohet se është qyta e pist.oletës. Pas kësaj është përpjekur që të inskenojë se e gjitha kishte ndodhur pas një gra.bitjeje.

Policia ka sekuestruar edhe ar.mën e kri.mit, të cilën 16-vjeçari e kishte hedhur në një pusetë pranë banesës, pak pas krimit. Adoleshenti jetonte prej vitit 2004 me gjyshërit nga ana e babait, pas një aksidenti të rëndë rrugor ku kishin ndërruar jetë dy prindërit e tij në Greqi.

Prej moshës 2 vjeç, Vangjel Kapllani ishte rritur nga gjyshërit, ndërsa rreth tre muaj më parë ishte ndarë nga jeta edhe gjyshja e tij, bashkëshortja e viktimës, Marie Kapllani.

Loading...