Gjuzi: Ndërkombëtarët, më thanë mos e lësho mandatin

Roli i ndërkombëtarëve në një vend të vogël si Shqipëria është gjithmonë i rëndësishëm. 

Por në situatën ku ndodhet sot vendi ynë, me një opozitë që është jashtë parlamentit, duket se është vendimtar.

Deri më tani, janë 4 kandidatë të LSI që kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit duke pranuar zyrtarisht mandatin e deputetit.

Kujtim Gjuzi, kryetar i Partisë Konservatore, i vënë nga listat e kryetarit Lulzim Basha i 19-ti në Durrës, ka thënë për Top Channel se është një nga drejtuesit më të lartë të grupit të ri opozitar.

“Nuk kam asnjë arsye që ta lëshoj mandatin sepse nuk është i Kujtim Gjuzit, por i Partisë Konservatore.

Në këtë moment unë jam një ndër drejtuesit më të lartë të grupit të ri opozitar”, tha Gjuzi.

Ai ka pranuar ndikimin e ndërkombëtarëve për të pranuar mandatin dhe thotë se është kontaktuar nga OSBE për të mos e lëshuar mandatin.

“Kemi patur dje një kontakt me këshilltarin më të lartë të zyrës së OSBE-së në Tiranë, i cili thotë se jemi të inkurajuar nga ambasadori që të mos e lëshojmë mandatin”,-thotë Gjuzi.

Loading...