Vatra e re e zjarrit që po shkrumbon veriun e Kalifornisë ka shënuar disa të vdekur dhe të plagosur, njoftoi sot një zyrtar, pa saktësuar për momentin numrin e viktimave.
Mark Ghilarducci i zyrës së shërbimeve të emergjencave të guvernatorit të Kalifornisë njoftoi se jemi në dijeni për persona të plagosur dhe disa të vdekur dhe po përpiqemi të dimë më shumë.
”Shkalla e shkatërrimit që kemi konstatuar është me të vërtetë e pabesueshme”, shtoi ai gjatë një konference shtypi të transmetuar drejtpërdrejtë në Facebook.ATSH
Loading...