Dy orë udhëtim buzë greminës dhe mes maleve për të shkuar në shkollë

Nxënësit e fshatit Brret në Krujë shkojnë çdo ditë në shkollë duke rr*zikuar.

Me një furgon të fshatit, ata udhëtojnë përmes një rrugë në mal që zgjat dy orë. Kjo për shkak se shkolla e tyre është mbyllur, por iu është prishur dhe ura.

Ky fëmijë i vogël duhet të kalojë në anë të greminës dy orë me furgon për të shkuar në shkollë. Në fshatin e tij Brret të Malësisë së Krujës, shkolla është mbyllur. Por si të mos mjaftonte kjo është shembur edhe ura. Janë 17 nxënës që jetojnë vetëm pesë kilometra larg qytetit të Krujës. Megjithatë u duhet ta kryejnë shkollën në kushtet e një aventure.

“Ne shkollën e bëjmë në Krujë. Zgjohemi shumë herët se s’kemi rruygë ku të kalojmë këtej se është prishur ura. Rruga është është shumë e keqe, e gjatë. Kur është shi mund të ikë furgoni”, tha një nxënës.

Ky është njeriu që merr përsipër me fugonin e tij t’i marrë fëmijët çdo ditë nga shtëpia në shkollë, e t’i sjellë prapë në shtëpi. Është shumë e vështirë dhe një risk i madh.

“I marr në fshatin Brret, i çoj në shkollën “Abazaj”, i bie prapë në fshatin Brret”. Dy orë. Shumë e vështirë, sidomos me gjithë këta fëmijë”, tha ai.

Rruga është e vështirë, kalon nëpër mal. Por kur ka reshje shiu, ata thonë se ndihen të rr*zikuar.

“Kur është shi shumë çohemi më herët se bllokohet furgoni rrugës”, tha një nxënëse.

Në një nga këto udhëtimet mori pjese edhe ekipi i ABC Neës. Në këtë situatë nuk mbetet gjë tjetër, vetëm t’u urohet këtyre fëmijëve fat në rrugën drejt shkollës dhe shtëpisë.

Loading...