Dy automjete janë përplasur në autostradën Lushnje -Fier.
Aksidenti ndodhi në mesditë, pranë zonës Savër, me pasojë plagosjen e tre personave.
Sipas policisë, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.
Njëri nga mjetet e përfshira në aksident ka rënë përmbys në kanalin me ujë, që ndodhej buzë autostradës, ndërsa tjetri, pas përplasjes ka hipur mbi trafikndarësen dhe më pas është përplasur në tokë.
Tre personat që ndodheshin në makinën që përfundoi në kanal u dërguan me ambulancë në spitalin e Lushnjes, ku pas mjekimit mjekët pohojnë se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i mjetit tjetër, jashtë kameras, tha se ka qenë duke ecur në korsinë e shpejtësisë dhe pasi u fut në parakalim, u godit nga mjeti ku ndodheshin tre personat.