Por, në mes të shekullit të 16-të, ishte thjesht kahve. Në atë kohë, këta popuj ishin nën s*ndimin e Perandorisë Osmane, që i përfshiu kahve-dashësit nga Europa Juglindore e deri në Persi, në përqafimin e saj të gjerë.
Por në vitet e para të shekullit të 19-të, perandoria kishte nisur të krisej. Kahve-ja luajti një rol – qè pak njihet –në rënien e saj të mëvonshme.
Kafeja mbërriti në Turqi gjatë s*ndimit të Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm. Kur njeriu që ai vendosi të qeveriste Jemenin hasi një pije energjike të njohur si qahwah, e solli në oborrin osman në Kostandinopojë, ku pati sukses të menjëhershëm.
Kahve-ja ishte një pije e parapëlqyer e klasës s*nduese në Perandorinë Osmane. Por pak e dinin ata se një ditë do të shpejtonte rënien e perandorisë.
Një usta kahveci i pallatit, mund të ketë pasur me dhjetëra ndihmës për të bluar kokrrat e kafesë arabike në pluhur tejet të imët. Më pas ziente në poçet e bakri, të njohura si xhezve kafeje.
Pija që dilte si rezultat – e hidhur, e zezë dhe me një shtresë të hollë shkume në majë, që krijohej duke e derdhur shpejt – servirej me filxhanë të vegjël porcelani. Për të ekuilibruar hidhësinë, legjenda thotë, se gruaja e Sulejmanit, Sulltanesha Hürrem, e pinte kahve-në e saj me një gotë ujë dhe një llokum –siç edhe serviret sot e kësaj dite në Turqi.
Jo të gjithë, megjithatë, e besonin se Kurani ua lejonte myslimanëve të pinin këtë pije të re stimuluese.
Megjithëse shkrimet islame nuk e përmendnin specifikisht kafenë, një klerik ekstr*mist në oborrin e Sulejmanit, nxori një fetva kundër pijes, me argumentimin se konsumi i gjithçkaje të dj*gur, ishte i ndaluar.
Por kjo, nuk e frenoi joshjen e saj. Më 1555-ën, dy tregtarë sirianë, themeluan në Stamboll kahvehane-n e parë. Shumë shpejt, thuajse një në gjashtë dyqane në qytet –nga kafenetë e vogla të lagjeve e deri tek qendrat e mëdha të komunitetit- servirnin kafe. Gradualisht, kahve-ja kulloi deri në anët më të largëta të perandorisë.
Kafenetë u dhanë burrave një vend tjetër për t’u mbledhur përveç shtëpive, xhamive apo tregjeve, duke u siguruar një vend ku të socializoheshin, të shkëmbenin informacion, të argëtoheshin dhe të edukoheshin. Anëtarët e shkolluar të shoqërisë lexonin me zë lajmet e ditës: jeniçerët, anëtarë të një suaze elitë të trupave osmane, planifikonin akte protestash kundër sulltanit, zyrtarët diskutonin intrigat e oborrit, tregtarët shkëmbenin zëra për luftë. Dhe shumica e pashkolluar i dëgjonte.
Në kafenetë, ata prezantoheshin me idetë që do të sillnin telashe për shtetin osman: rebelim, vendosmëri dhe gabueshmëri të pushtetarit. Nuk vonoi shumë kur autoritetet nisën ta shihnin kahvehane-n si k*rcënim. Disa sulltanë vendosën spiunë në kafenë për të matur opinionin publik; të tjerë si Murati IV, një sulltan i fillim shekullit të 18-të, u përpoq t’i mbyllte të gjitha.
Por sillnin shumë përfitime ekonomike. Kur lëvizjet nacionaliste nisën të zienin në tokat osmane, në shekullin e 19-të, popullariteti i kafeneve lulëzoi.
Grupet etnike në rajonet europiane të perandorisë me shumicë të krishtere ortodokse nisën të shqetësoheshin për pavarësi.
Udhëheqësit nacionalistë planifikonin taktikat dhe vulosnin aleanca në kafenetë e Selanikut, Sofjes dhe Beogradit. Përpjekjet e tyre, të furnizuara me kafeinë, ia dolën me vendosjen e një Greqie të pavarur më 1821, Serbisë më 1835-ën dhe Bullgarisë më 1878-ën. Kishte nisur mbretërimi i kahve-së.
Kombe të ndryshëm i shtonin nga një element dallues pijes: grekët e bëjnë me rrëshirë, kroatët me fara qimnoni, arabët e përziejnë me kardamom dhe e servirin me filxhanë të vegjël pa vegjë, të quajtur finjans. Edhe kur pihet sade, ose e plotë, profili i shijes varet nga pjekja; kokrrat e mesme- në të errëta të varietetit turk, e prodhojnë kafenë me një shije toke, nuanca tymi dhe strukturë të dendur. Kur filxhani thahet, kokrrizat e imëta veshin fundin e filxhanit. Efekti është i menjëhershëm. Perandorë të botës, kini kujdes!
/Revista 1840, pjesë e revistës The Economist-Gazeta Si