Një ngjarje e rëndë mes një çifti shqiptarësh në Itali ka tmerruar kalimtarët, të cilët kanë parë mes sy momentin kur bashkëshorti pas një sherri ka qëlluar me thikë gruan në zonën e Bolzanos.
Sipas mediave italiane, gruaja 29-vjeçare është shtruar me urgjencë në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Ajo është goditur nga burri në momentin kur po mbante në krah foshnjën e vogël vetëm disa muajsh.
Pas ngjarjes, shqiptari ka tentuar të largohet, por kanë qenë kalimtarët e rastit që e kanë ndaluar deri në kohën kur erdhi policia.
Ai është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje për rrethanat e ngjarjes.
Loading...