Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi përpos organizimit për protestat e opozitës ka nisur edhe fushatën për zgjedhjet, që sipas saj do të jenë të parakohshme dhe do të zhvillohen në fund të muajit maj.
Kryemadhi nga Roskoveci tha se LSI-ja po ngre grupet e punës në cdo qendër votimi.
“Do të ketë zgjedhje të parakohshme politike.
Në cdo qendër votimi, fillojmë që sot, për të ngritur grupet e punës, pasi ditët ikin shumë shpejt. Edi Ramën do të rrëzojnë socialistët e tij, ne do ta shtyjmë.
Situata politike është shumë e tensionuar, por shpresa e lirisë është shumë afër. Mos u kërcënoni, një popull i tërë e fshin një njeri.
Sot duhet të organizojmë njerëzit për t’i cuar në kutitë e votimit” tha ajo.
Kryeministri Edi Rama i ka mohuar kategorikisht zgjedhjet e parakohshme duke deklaruar se mandatin e marrë vitin e kaluar do ta dërgojë deri në fund.