Rama padit për shpifje. 17 çështje gjyqësore në proces, gati 44 të tjera.

17 çështje gjyqësore me Fabrikën e Shpifjeve, janë tanimë në proces dhe për 10 prej tyre pritet vetëm data e seancës.

Kështu informoi sot Kryeministri Edi Rama duke iu referuar padive që janë bërë për shpifje nga ana e deputetëve të mazhorancës.

“Më në fund do fillojnë të dalin para gjykatës dhe të shohim, a do nxjerrin prova a do nxjerrin lekë për të blerë libra shkollat”, tha Rama, duke komentuar deklaratat e opozitës.

Po ashtu, Kryeministri informoi se, 44 çështje të tjera janë rrugës./m.m/j.p/
ATA

Loading...