Aeroporti “Nënë Tereza”- Tre destinacione të reja me kosto të ulët nga qershori 2019

Qytetarët shqiptarë duke nisur nga qershori i këtij viti do të mund të udhëtojnë me kosto të ulët edhe drejt tre destinacioneve të reja, që do të lidhin Tiranën me Gjermaninë, Greqinë si dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Një nga kompanitë ajrore me kosto të ulët (low cost) bën të ditur se linja do të operojë me tre fluturime javore për në Dusseldorf dhe Stansted, si dhe një fluturim javor për në Heraklion.

“Ne kemi kënaqësinë të mirëpresim këto fluturime të reja, të cilat përforcojnë lidhjet ndërmjet shqiptarëve. E çmojmë bashkëpunimin tonë me Albawings dhe jemi të lumtur të shohim se kompania ka rritur numrin e shërbimeve të saj në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport, Rolf Castro-Vasquez.

Shtimi i këtyre destinacioneve pritet të forcojë lidhjet e rëndësishme ndërmjet vendeve jo vetëm për udhëtarët, por edhe për tregtinë e biznesin.

/k.s/e.caushi/

Loading...