Përbërësit
Gjysëm kg qepë të njoma
1 tufë kopër
4 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle miell
1 lugë gjelle spec i kuq pluhur
Kripë, piper
Përgatitja
Pastrojmë dhe grijmë qepën e njomë. E kaurdisim për 3-4 minuta në tigan. Shtojmë koprën e grirë, thelpinjtë e hudhrës, dhe lëmë në zjarr për ndonjë minutë. Hedhim specin e kuq dhe miellin, trazojmë derisa masa të bëhet uniformë. Shtojmë ujë avash avash, duke përzjerë. (2 gota ujë). Rregullojmë me kripë.
Kukureci është i zjerë më parë në ujë me kripë, për rreth gjysëm ore. Kësaj tave i shtohet dhe mëlçia e bardhë dhe kjo e zierë bashkë më kukurecin.
E presim kukurecin në copa. Hedhim mbi to gjellën me qepë të njoma. Shtojmë pak ujë tek tigani dhe ja hedhim përsëri tavës. Pjekim në fund të furrës, në 250 gradë, për 40 minuta.
Serviret e nxehtë :). Ju bëftë mirë.