Mediat në Belgjikë e kanë konsideruar 35-vjeçarin Safet Bajri (Rustemi), si bosin e një organizate kriminale të fuqishme në veri të Shqipërisë.
Ai është dënuar më 25 Janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg.
Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin. Pak kohë më parë Safet Bajri u përfshi në listën e të kërkuarëve nga policia belge duke nxjerrë dhe të dhënat për të:
Gjinia: Mashkull
Data e lindjes: 09-09-1984
Kombësia: Shqiptar
Safet Bajri është një shqiptar i dënuar si udhëheqës i një organizate kriminale aktive në Bruksel në tregtinë e drogës dhe prostitucionit.
Ai nuk është një emër i zakonshëm pavarësisht se ai nuk ka qenë një personazh i mediave shqiptare deri kur arriti të krijojë telashe për ministrin e emigracionit në Belgjikë, Theo Francken.