E pashë një burrë me kryet varur,kallot fërkonte si t’ishin tespi. E theu dhimbja për të birin, në sy i shfaqet sërish kërthi – Nga Suzana Alimani

KUR DY MALE VIHEN SUP ME SUP QUHET VARGMAL, APO JO…

E pashë një burrë me kryet varur
kallot fërkonte si t’ishin tespi
e theu dhimbja për të birin,
në sy i shfaqet sërish kërthi.

Diku në tëmtha ka shtruar bora
ballit ca dallgë janë bërë brazdë
nën sy një brengë që s’di të derdhet
zëmrën brengosur oaz…oaz.

E pashë një burrë shpatulla krrusur
e gjoks fashitur nën çdo furtunë,
pikëpyetje ngritur dhe dilema
që dhëmbin shumë, oh sa shumë.

E shoh të mbytur në mendime,
të shkëmbejë fjalë nuk ja del dot,
sa bën të flasi i mbyllet goja
nga sytë rreshqasin ca lotë, sa lotë.

E shoh rënuar kur mëngjeset
i mbulon shpatullat e shkon në punë,
në jetë s’mbarokan oh jo dertet
pas një rrebeshi, na një furtunë.

Dhe buzëmbrëmje kur zē paqtohet
me dhimbjen vetë e me njerëzine
ashtu si fshehtas, pa parë kerkush
nis lut nē heshtje Perēndinë.

Kallot i qeshin, i bëhen lule
dhe lotët ujë që t’i ujisë
zemra në shpresë zë ngushëllohet
janë punë të Zotit, të Perëndisë.

E pashë një At me kryet varur
shpatullat thyer si mal nën bor,
pashë dhe të birin në gjunjë ulur
penduar rëndë, tek zgjat një dorë.

I pashë të dy supesh mbërthyer
si një kështjellë, gjokset bërë mur
një mal thinjosh edhe një kodër
që dhimbjet nuk i mposhtën kurrë.

Suzana Alimani

Loading...